Vetura godet fëmijën, gjendja e tij e rëndë

Kronikë e zezë

Vetura godet fëmijën, gjendja e tij e rëndë

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 15:10
Ilustrim

Dje rreth orës 18:30 në fshatin Ponesh të Gjilanit ka ndodhur një aksident ku me ç’rast një fëmijë ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi që është goditur nga një veturë nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar, derisa ai ishte duke e kaluar rrugën.

I dyshuari është arrestuar dhe dyshohet se nga pakujdesia ka goditur fëmijën viktimën mashkull derisa ishte duke kaluar rrugën, thuhet në raportin e Policisë.

Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut kujdestar gjendja e tij është e rëndë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat