Vrasja për një femër, 25-vjeçari: E qëllova me thikë Ardian Mesitin se po më qëllonte me grushte

Kronikë e zezë

Vrasja për një femër, 25-vjeçari: E qëllova me thikë Ardian Mesitin se po më qëllonte me grushte

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 18:23
Arlind Llalla

“E vrava se më kishte vënë poshtë dhe po më qëllonte me grushte”. Kështu u shpreh sot në sallën e gjyqit, Arlind Llalla teksa shtoi se sherri që i mori jetën Ardian Mesitit, është bërë për një femër.Gjykata e Elbasanit dha masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Arlind Llallën 25 vjeç me banim më fshatin Llallë Gramshit. I riu akuzohet për veprën penale të vrasjes së shtetasit Ardian Mesiti, 29 vjeç. Sipas Prokurorit të çështjes, nga deklarimet e dhëna, autori e ka pranuar vrasjen.

Gjatë deklarimit në seancën gjyqësore, Arlind Llalla ka shpjeguar para trupit gjykues se u detyrua ta qëllonte në kushtet e vetëmbrojtjes pasi viktima e kishte venë poshtë dhe po e qëllonte me grushta. Gjithashtu i pandehuri ka shpjeguar se ngjarja ka ndodhur për shkak të një vajze dhe ka mohuar që të ketë ngacmuar motrën e viktimës.

Avokati mbrojtës ka kërkuar masë më të lehtë sigurie për klientin, pasi sipas tij ai e ka ndërmarrë veprimin në kushtet e vetëmbrojtjes dhe se nuk ka dashur ti shkaktojë vdekjen viktimës. Pasi ka dëgjuar palët trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Idush Maliqi ka cilësuar të drejtë vetëm kërkesën e prokurorit dhe kacaktuar masën e sigurisë së arrestit me burg për shtetasin Arlind Llalla.

Sa i përket të ndaluarit Xhulian Kokomeci gjykata ka dhënë masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ pasi ai nuk ishte prezent në momentin e vrasjes sepse është larguar me motorr për të njoftuar familjarët për grindjen.

Ngjarja ndodhi gjatë mesnatës së 21 shtatorit në një lokal në fshatin Llallë, ku i vdekur ka mbetur Ardian Mesiti 29 vjeç ndërsa autori Arlind Llalla u vu menjehere në pranga.
Lalla i zuri pritë në një rrugë të fshatit Mesitit, ku dhe e qëlloi me thikë. 29-vjeçari humbi jetën nga plaga e marrë në trup. /Shqiptarja

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat