Grabitje me armë në një kazino në Shtime

Kronikë e zezë

Grabitje me armë në një kazino në Shtime

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 14:27
ilustrim

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se në një kazino në Shtime ka ndodhur një grabitje me armë zjarri.

PK bën të ditur se njëri nga të dyshuarit ka arritur të marr një shumë prej 2162 euro nga portofoli i një personi.

“Një i dyshuar, punëtor në kazino, në bashkëpunim me shokun e tij kanë planifikuar grabitjen me ç’rast njëri prej tyre ka hyrë në kazino i maskuar dhe nën kërcënimin e armës nga viktima ka marr portofolin me të holla të gatshme me vlerë prej 2162 euro dhe më pas njëri është larguar për në Serbi”, thuhet në konfirmimin e PK-së.

Njëri nga të dyshuarit, punëtori i kazinosë, është arrestuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat