Vrasja e njeriut më ngjyrë në Charlotte, policia publikon pamjet

Kronikë e zezë

Vrasja e njeriut më ngjyrë në Charlotte, policia publikon pamjet

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 16:58
Charlotte Kerr Putney

Policia në Charlotte të Karolinës së Veriut, ka zbuluar pamjet e filmuara nga kamera e kostumit të policit dhe kamerës së makinës së policisë për rastin e vrasjes së një njeriu me ngjyrë të martën (20 shtator).

Ata gjithashtu zbuluan disa foto të një pistolete dhe marijuanës që sipas policisë viktima Keith Lamont Scorr posedonte.

Telefonatat për lançimin e pamjeve janë rritur me kalimin e ditëve, që kur Scott u qëllua për vdekje. Bashkëshortja e tij gjithashtu zbuloi videon e filmuar nga telefoni i saj.

Familja e Scott thotë se ai mbante në dorë një libër dhe jo një armë.

Shefi i policisë së Charlotte Kerr Putney u tha reporterëve se viktima ishte “absolutisht në posedim të një pistolete”.

Nga filmimet e makinës së policisë duket Scott që del nga makina, ecën mbrapsht me duart e ulura. Nuk dihet qartësisht se çfarë ka në dorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat