Tetovë: Në rrezik për jetë 5-vjeçari që u shtyp nga traktori pasi vetë e kishte ndezur

Kronikë e zezë

Tetovë: Në rrezik për jetë 5-vjeçari që u shtyp nga traktori pasi vetë e kishte ndezur

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 14:41
Ilustrim

 

Një fëmijë i moshës pesë vjeç e gjysmë nga Poroji, rajoni i Tetovës është lënduar rëndë dhe është në rrezik për jetë, pasi mbrëmë rreth orës 19:30 minuta është shtypur nga traktori "IMT 538", para shtëpisë së tij në fshat, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski.

Sipas informacioneve të tij, fëmija ishte sjellë në Spitalin e Tetovës nga babai i tij A.M. (33) rreth orës 20:00 prej ku pas ndihmës së dhënë mjekësore është transferuar dhe mbajtur në klinikat e Shkupit dhe është në rrezik për jetë.

Sipas shpjegimit të babait, derisa ai ka qenë brenda në shtëpi, fëmijë e ka ndezur traktorin e tij që kishte qenë në shpejtësi dhe i cili ka filluar të lëviz përpara.

Nga lëvizja e traktorit fëmija e ka humbur baraspeshën dhe pas rrëzimit është shtypur nga rrota e pasme e anës së majtë. Gjatë ditës së sotme do të kryhet kontroll në vendin e ngjarjes dhe lëndimi i fëmijës dhe tërësisht do të zbardhet rasti, paralajmëroi Josifovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat