Tentohet grabitja e furgonit, një i vdekur në Lezhë

Kronikë e zezë

Tentohet grabitja e furgonit, një i vdekur në Lezhë

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 08:17
Furgoni

Një person është vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Torovicë të Lezhës. Sipas informacioneve të policisë viktima ka qenë me furgon duke mbledhur qumështin e bagëtive të zonës.

Persona të paidentifikuar i kanë kërkuar drejtuesit të mjetit që të ndalonte por ai nuk është bindur, çka ka bërë që më pas ata të hapin zjarr në drejtim të mjetit, ku mbeti i vrarë edhe personi që ishte në furgon, ndërkohë që flitet edhe për të plagosur. Paraprakisht dyshohet se qëllimi i agresorëve ka qenë grabitja e furgonit.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat