Arrestohet i dyshuari që e kishte marrë BMW dhe nuk ia kishte kthyer pronarit

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari që e kishte marrë BMW dhe nuk ia kishte kthyer pronarit

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 10:45
Ilustrim

Hetuesit e stacionit policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, në orët e mbrëmjes, të së hënës arrijnë të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin K. H. 30 vjeçar, mbi dyshimet e arsyeshme për kryerje të veprës penale ‘mashtrim’.

Sipas ankuesit thuhej se me datën 24 shtator , i dyshuari kishte marrë me qira në shfrytëzim veturën e ankuesit të llojit BMW X6, ku nga ajo ditë i dyshuari nuk ia kishte kthyer veturën ankuesit.

Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit të arrestuar, me vendim të prokurorit të çështjes i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda penale ‘mashtrim’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat