Arrestohet i riu rezident në Itali, u kap me pistoletë në Tiranë

Kronikë e zezë

Arrestohet i riu rezident në Itali, u kap me pistoletë në Tiranë

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 11:16
Pistoleta

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 23-vjeçar për prodhim dhe mbajtje të armëve luftare dhe mucione.

Bëhet fjalë për Juxhin Kullën, resident në Itali. Policia bën me dije se këtij shtetasi më datë 27.09.2016, rreth orës 00:30, në rrugën “Qemal Stafa”, shërbimet e Komisariatit të Policise Nr 1, i  kanë kapur në flagrancë një armë zjarri të tipit pistoletë të cilën e mbante me vete pa leje.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 278 Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat