Siçili, aksion kundër mafias në qytetin e “Kumbarit”

Kronikë e zezë

Siçili, aksion kundër mafias në qytetin e “Kumbarit”

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 11:41
Aksioni

Karabinierët në Sicili kanë kryer në orët e para të mëngjesit të së martës një aksion ndaj klanit mafioz të qytezës Korleone, e bërë e famshme nga filmi “Kumbari”.

Siç raportojnë mediat italiane, në pranga, me kërkesë të Drejtorisë Rajonale të Antimafias, kanë përfunduar 12 persona, të akuzuar për gjobëvënie, shkatërrim prone dhe krime të tjera. 

Dy prej të arrestuarve, të konsideruar si krerët e grupit, akuzohen se kanë urdhëruar edhe vrasje. Burimet mediatike saktësojnë më tej se, operacioni i forcave të rendit ka pasur në fokus veprimtarinë kriminale të familjeve Chiusa-Sclafani dhe Palazzo-Adriano. 

Edhe pse klani i korleonezëve nuk është më ai i kohëve të dyshes Riina-Provencano, që nga qytetza malore pranë Palermos shtrinë influencën e tyre kriminale në gjithë globin, varfëria dhe papunësia bëjnë që banorët e atjeshëm të përfshihen në aktivitete të paligjshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat