Shqiptari tenton të përdhunojë të moshuarën 75-vjeçare në Itali

Kronikë e zezë

Shqiptari tenton të përdhunojë të moshuarën 75-vjeçare në Itali

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 11:59
Ilustrim

Me justifikimin për t’i kërkuar një gotë me ujë, një i ri shqiptar është futur në shtëpinë e një gruaje, në atë kohë 75 vjeçare, Falconara Marittima, dhe u përpoq ta detyronte gruan për të kryer akte seksuale.

Ngjarja ka ndodhur në një apartament në Via Flaminia, më 23 qershor të vitit 2011, por sot Gjykata e Apelit e Ankonës konfirmoi dënimin me burg me gjashtë muaj, dënim me kusht, për Fation Xhezairin, 31-vjeçari shqiptar, i akuzuar për sulm seksual në tentativë.

Gruaja kishte thënë në gjyq se ishte duke bërë punët e shtëpisë kur ka parë në derë djalin e ri i cili i ka kërkuar ujë, por teksa shkonte në kuzhinë, është ndjekur nga shqiptari, ndoshta i dehur, i cili u përpoq ta puthë dhe e kishte tërhequr pas vetes duke bërë edhe gjeste të turpshme.

75 vjeçarja ka filluar të bërtasë në këtë moment, duke tërhequr vëmendjen e një fqinje e cila po zbriste për shëtitje me qenin. Fqinja ka parë një djalë të ri teksa zbriste nga shkallët e pallatit.

I akuzuari ka mohuar të ketë tentuar veprime seksuale, duke argumentuar se e moshuara e ka keqkuptuar sjelljen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat