Gjenden 35 kilogramë drogë, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Gjenden 35 kilogramë drogë, arrestohet një person

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 14:48
Ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në vazhdën e parandalimit, hetimit dhe luftimit të kontrabandimit me substanca narkotike, dje ka përgatitur dhe realizuar një plan operativo-taktik i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar dhe konfiskimin e një sasie të konsiderueshme të substancave të dyshuara narkotike.

“Gjatë realizimit të këtij plani në një pikë kontrolli të automjeteve të vendosur nga Policia e Kosovës, një veturë e dyshuar me targa vendore ka tentuar t’i i shmanget kontrollit policor. Policia menjëherë ndërmerr veprimet e nevojshme operacionale dhe arrin ta ndalon veturën e dyshuar në hyrje të Podujevës,  ku gjatë kontrollit  gjen dy çanta të mëdha me 35 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit mariuhanë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Për rastin është njoftuar  prokurori kujdestar dhe me vendim të tij, i dyshuari (1990) është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar lënda: ,,Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat