Arrestohen katër persona për ‘sulm ndaj personit zyrtar’

Kronikë e zezë

Arrestohen katër persona për ‘sulm ndaj personit zyrtar’

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 10:20
Ilustrim

Policia në Mitrovicë, gjatë ditës së djeshme ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale ‘sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’.

Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 16:20 në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Mitrovicë, në kohën kur zyrtarët policorë ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

“Zyrtarët policorë kishin ndaluar një veturë, ku drejtuesi i saj kishte kryer kundërvajtje. Zyrtarët policorë kishin shqiptuar gjobën përkatëse, ku gjatë kohës së shqiptimit të gjobës ndaj kundërvajtësit të dyshuarit Rr. B. 42 vjeçar, në vendngjarje kishin ardhur edhe tre të dyshuarit tjerë F. B. 31 vjeçar, K. B. 19 vjeçar dhe L. B. 16 vjeçar, të cilët kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, me ç’rast tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim të Policisë.

Ndaj tre të dyshuarve pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit publik, u është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari L. B. është liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar vepër penale ‘sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare dhe lëndim trupor’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat