Tentoi t’i japë policit 5 euro, pranga 26-vjeçarit në Fier

Kronikë e zezë

Tentoi t’i japë policit 5 euro, pranga 26-vjeçarit në Fier

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 15:26
Ilustrim

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi ka tentuar që t’i japë ryshfet efektivit të rrugores. Sipas bluve të Fierit, në pranga ka rënë Manol Cela , 26 vjeç, banues në Berat.

“Ai është kapur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, pasi duke udhëtuar me mjetin tip “Benz”, me targë AA 753 KR, i ka ofruar 5 euro punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor për ta falur për shkeljen e bërë, pasi po lëvizte me mjetin pa dokumentacionin e nevojshëm”, bën me dije policia.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga Neni 244  i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat