Arrestohen katër persona që dyshohet se vodhën dru në mal

Kronikë e zezë

Arrestohen katër persona që dyshohet se vodhën dru në mal

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 20:13
Ilustrim

Policia e Suharekës në bashkëpunim me rojat e parkut nacional kanë identifikuar e më pas i kanë arrestuar katër të dyshuar mbi bazën e dyshimit se të njëjtit në tri raste me datën 27 shator janë hasur në flagrancë duke prerë dru në vendin e quajtur “Maqurishte” në parkun nacional të bjeshkëve mbi fshatin Mushtisht.

Të dyshuarit janë intervistuar në polici dhe më pas është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalen nën masën e arrestit policor, ndërkaq drutë dhe mjetet bartëse janë sekuestruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat