Historia e shqiptarit monstër në Itali, rreh gruan prej vitesh, përdhunon vajzën e mitur

Kronikë e zezë

Historia e shqiptarit monstër në Itali, rreh gruan prej vitesh, përdhunon vajzën e mitur

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 20:56
Ilustrim

Një shqiptar është pas hekurave me akuzën e dhunimit të bashkëshortes së tij shqiptare dhe abuzimit seksual me vajzën e tij minorene. Mediat italiane shkruajnë se 39-vjeçari do të dalë para gjykatës më 1 dhjetor

Mediat e shtetit fqinj shkruajnë se shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është duke u hetuar nën masën e sigurimit personal të arrestit me burg. 

Ai akuzohet se e ka dhunuar për një periudhë të gjatë bashkëshorten e tij, e motiv dyshohet të jetë bërë xhelozia. Mediat raportojnë se shqiptari nuk punonte, dhe se lekët që fitonte gruaja për familjen, ai i harxhonte në kumar.

Pre e dhunës së tij ka rënë edhe vajza e mitur, ku mediat shkruajnë se ka dyshime që ndaj saj të jetë abuzuar edhe seksualisht. 39-vjeçari akuzohet se e ka rrahur me shkop dhe me rripin e pantallonave duke e detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me të. 

Abuzimi sipas mediave italiane, ka nisur kur vajza ishte 10 vjeç, ndërsa denoncimi i bashkëshortes së tij është bërë që në vitin 2006.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat