Në Berovë gjendet i vdekur një shtetas bullgar

Kronikë e zezë

Në Berovë gjendet i vdekur një shtetas bullgar

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 13:00
Ilustrim

Në qytetin e Berovës është gjetur i vdekur shtetasi bullgar T. G. M nga Plovdivi. Sipas policisë, kufoma e tij është gjetur nga kolegët e tij me të cilët ka ardhur në Berovë.

Sipas të gjitha gjasave, shtetasi bullgar ka ndërruar jetë nga vdekja natyrale, e konstatuar edhe nga mjeku. Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipe policore dhe një prokuror publik. Me urdhër të prokurorit, kufoma e T. G. M është dorëzuar në obduksion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat