I zënë pritë 30-vjeçarit dhe i vjedhin bizhuteritë, 3 persona në kërkim

Kronikë e zezë

I zënë pritë 30-vjeçarit dhe i vjedhin bizhuteritë, 3 persona në kërkim

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 17:30
Policia

Policia e Kurbinit ka shpallur në kërkim 3 persona, pasi janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një 30-vjeçari. Gjithashtu këta persona i kanë marrë me dhunë edhe bizhuteritë.

Sipas policisë, të shpallurit në kërkim janë shtetasit me inicialet:

-A. N., 40 vjeç, banues në Mirditë;

-E. N., (B) 35 vjeç, banues në Lezhë;

-P. P., 34 vjeç, banues në Mirditë.

“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri­-tjetrin i kanë dalë përpara në Milot dhe konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin P. F., 30 vjeç, banues në Mirditë. Konflikti më pas ka kaluar në dhunë fizike, me përdorimin e mjeteve të forta duke i dëmtuar edhe mjetin, si dhe i kanë marrë me dhunë bizhuteritë dhe celularin”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Mësohet se materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale “Vjedhje me dhunë në bashkëpunim” dhe “Shkatërrim i pronës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat