“Si një kafshë e egër” mediat angleze denoncojnë rastin shqiptarit të dënuar për vrasje

Kronikë e zezë

“Si një kafshë e egër” mediat angleze denoncojnë rastin shqiptarit të dënuar për vrasje

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 21:52
Agustin Sula

Gazeta britanike “The Sun” akuzoi autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar se i dhanë leje-qëndrimi një adoleshenti shqiptar, i cili kishte kryer më pas një vrasje. Agustin Sula vrau me thikë një shtetas britanik në qytetin Hull në muajin shkurt të këtij viti. Viktima Mateus Szleper, ishte babai i një djali 3-vjeçar. Sipas “The Sun”, 18-vjeçari Sula kishte pasur një sherr. Së bashku me tre shokë të tij ai ishte kthyer dhe kishte vrarë britanikun duke e goditur me një dru dhe më pas me thikë. Agustin Sula kishte qeshur pasi kreu vrasjen dhe kishte thënë se “i kishte dhënë një mësim viktimës”. Sula ishte dënuar më parë edhe në Shqipëri për vjedhje e megjithatë u lejua të qëndrojë në Britani. Shqiptari është shpallur fajtor për vrasjen nga Gjykata e qytetit Hull. 

Image

Agustin Sula (l.18), Mateusz Szleper (l.21)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat