Tenton të korruptojë Policin me 500 lekë, arrestohet 25 vjeçari

Kronikë e zezë

Tenton të korruptojë Policin me 500 lekë, arrestohet 25 vjeçari

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 11:24
Policia

Një 25-vjeçar është arrestuar pasi i ka ofruar ryshfet në shumën prej 500 lekësh një efektivi të Policisë Rrugore për të shmangur gjobën.

B. Y, banues në Krujë, është arrestuar në rrugën nacionale Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur Krye Bushat.

25-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat