Droga në Mat, policia gjen një kamionçinë të braktisur

Kronikë e zezë

Droga në Mat, policia gjen një kamionçinë të braktisur

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 21:33
Kamionçina

Në lidhje me informacionin e dhënë me datë 29 shtator  2016, për operacionin policor anti-kanabis në territorin e rrethit Mat, ku policia për 3 ditë asgjësoi 12.966 bimë narkotike, dhe u sekuestruan 3052 kg bimë gjysmë e tharë, në një hangar në fshatin Rremull Njësia Administrative Rukaj Bashkia Mat policia raporton se po vijon puna për zbardhjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Në vijim të veprimeve në afërsi të vendit  ku u gjet bima narkotike është gjetur një automjet i braktisur tip kamionçinë me targë TR 1344 U. Ky automjet është sekuestruar nga ana e policisë, në cilësinë e provës materiale për veprime të mëtejshme.

Nga verifikimet paraprake të kryera  rezulton se ky automjet i përket Firmës “A…”, sh. p. k. Nga ana jonë vazhdon puna në mënyrë intensive në bashkëpunim me  Prokurorinë e Rrethit  Mat,  për të përcaktuar se kush e ka përdorur këtë automjet dhe a ka shërbyer ky automjet në këtë aktivitet kriminal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat