Tragjike në Tiranë, vëllai i pret motrës gishtat me gërshërë

Kronikë e zezë

Tragjike në Tiranë, vëllai i pret motrës gishtat me gërshërë

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 09:02
ilustrim

Një i ri në Tiranë është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet për plagosjen e motrës së tij. Leon Hasarama, 33 vjeç nga Tirana pasi ka goditur me grusht motrën e tij 39-vjeçare i ka prerë asaj gishtat me gërshërë.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet. Burime nga policia thanë se i riu k qenë në gjendje të dehur kur ka kryer këto akte.

Kanë qenë familjarët që kanë bllokuar të riun dhe më pas kanë njoftuar policinë për ngjarjen. Sipas tyre, Hasarama ka qenë në gjendje të dehur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat