Tentoi të digjte gruan me benzinë, 42-vjeçari shqiptar po lufton me vdekjen

Kronikë e zezë

Tentoi të digjte gruan me benzinë, 42-vjeçari shqiptar po lufton me vdekjen

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 12:00
Shqiptari po lufton me vdekjen

42-vjeçari shqiptar, i cili një ditë më parë i vuri flakën banesës në Gorgonzola (Milano, Itali) dhe tentoi të digjte me benzinë ish gruan e tij, vijon të ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën, raportojnë sot mediat lokale.

Gjendja e 42-vjeçarit, i transportuar me urgjencë në spitalin “Niguarda Ca’Granda” në Milano është përcaktuar e dëshpëruar, shkruan “Secolo d’Italia”. Sipas procedurave, 42-vjeçari ruhet nga forca policie. Ai akuzohet për tentativë vrasje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat