Banori nga Gostivari tre ditë e mban peng të dashurën në një lokal nate

Kronikë e zezë

Banori nga Gostivari tre ditë e mban peng të dashurën në një lokal nate

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 17:14
Ilustrim

Dje rreth orës 14:30 në Stacionin policor në Gostivar, 22 vjeçarja H.M. ka raportuar se nga ana e I.M.(32) me të cilin ka qenë në lidhje dashurie, rreth tre ditë është mbajtur peng në një lokal nate në Gostivar.

Vajza ditën e fundit ka ndjerë probleme shëndetësore ku nga ana e I.M. është dërguar në Qendrën Mjekësore në Gostivar ku i është dhënë ndihma mjekësore, kurse rreth orës 01:30 ajo është lënë para shtëpisë së saj.

MPB ka informuar se janë marrë masa për gjetjen e I.M. dhe qartësimin e plotë të rastit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat