Pranga 38-vjeçarit, u kap me dru kontrabandë në kamion

Kronikë e zezë

Pranga 38-vjeçarit, u kap me dru kontrabandë në kamion

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 22:58
Ilustrim

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga shtetasin Ndue Thepi, 38 vjeç, banues në Shkodër.

38-vjeçari u kap në flagrancë duke transportuar 5 metër kub lëndë drusore me kamionin me targë TR 742 ID dhe pa dokumentacionin përkatës në rrugën e Prekalit, Shkodër. Policia e sekuestroi lëndën  drusore dhe automjetin në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve” parashikuar nga neni 205 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat