Makina përplas për vdekje këmbësorin në Përmet

Kronikë e zezë

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Përmet

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 11:34
Ilustrim

Si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Përmet, ka humbur jetën një 55-vjeçar. Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i fshatit Bual”.

Makina tip “Mitsubish” me targë “APM4125”, i drejtuar nga Fatmir Mehmeti, 41 vjeç, banues në Përmet, ka goditur këmbësorin A. DH., banor i fshatit Bual.

55-vjeçari ka humbur jetën gjatë rrugës teksa po transportohej për në spital. Policia ka deklaruar se pas aksidentit u bë arrestimi në flagrancë i Mehmetit për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat