Vlorë, vetëplagoset me çifte i moshuari

Kronikë e zezë

Vlorë, vetëplagoset me çifte i moshuari

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 14:38
Ilustrim

Një person është vetëplagosur me armë gjahu. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë, në banesën e personit në fjalë, në lagjen “29 Nëntori”.

Shtetasi R.D., rreth 70 vjeç, ka goditur veten në trup me çifte dhe për pasojë është dërguar në spitalin rajonal, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. I dëmtuari jeton me bashkëshorten e tij, por në momentin kur ka ndodhur ngjarja, ka qenë vetëm në banesë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat