Aksident trafiku në Uglarë të Zveçanit, një i vdekur

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Uglarë të Zveçanit, një i vdekur

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 09:47
Ilustrim

Në fshatin Uglarë të Zveçanit, dje rreth orës 00:05, Policia është informuar se një person, serb i Kosovës, përderisa ishte duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka dalë jashtë rrugës duke rënë në një hendek.

Siç bën të ditur PK-ja, transmeton Bota Sot, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe pasi është dërguar në spitalin e Mitrovicës ka ndërruar jetë.

‘’Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë u lirohet familjarëve”, njofton PK./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat