Kundërshtoi policin, arrestohet Qafleshi

Kronikë e zezë

Kundërshtoi policin, arrestohet Qafleshi

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 13:29
Ilustrim

Një 54-vjeçar ka rënë në pranga, pasi teksa udhëtonte në gjendje të dehur ka kundërshtuar punonjësin e policisë.

Burime të policisë bëjnë me dije se është arrestuar Ilirjan Qafleshi, 54 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi teksa drejtonte mjetin tip “Volkswagen” me targa AA655MJ, në gjëndje të dehur,  në Lagjen “Kongresi” në afërsi të Stadiumit, ka kundërshtuar efektivët e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”  dhe “Drejtimi i automjetit në gjëndje të dehur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat