Vrasja me 7 goditje me thikë, jepet dënimi për dy vëllezërit shqiptarë

Kronikë e zezë

Vrasja me 7 goditje me thikë, jepet dënimi për dy vëllezërit shqiptarë

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 20:31
Jepet dënimi për dy vëllezërit shqiptarë

Dy vëllezër shqiptar janë dënuar me burg nga një gjykatë në Angli, për vrasjen e një 21-vjeçari më herët gjatë këtij viti, raportojnë sot mediat lokale.

18-vjeçari Agustin Sula, i cili goditi 7 herë me një thikë 20 cm, 21-vjeçarin Mateusz Szleper është dënuar nga gjykata e Hull me një minimum prej 18 vite burgin, raporton BBC.

Szleper kishte marrë ushqim nga një “Takeaway” (dyqan i posaçëm për ushqim) kur Sula e ka ndjekur dhe e ka sulmuar pranë “Spring Bank”, më 14-shkurt, u tha në gjykatë.

Ndërsa, vëllai i Agustinit, 24-vjeçari Ermal Sula, u dënua me 4 vite burgim për “ndihmë ndaj një shkelësi të ligjit”.

Teksa dha dënimin për 18-vjeçarin, gjykatësi Jeremy Richardson QC tha se Sula nuk ka treguar aspak pendim apo keqardhje për sjelljen e egër që ka treguar.

Në gjykatë u tha se shqiptari, i cili është përshkruar si i hipnotizuar pas thikave, e fshehu armën në shkurre pas sulmit dhe ka larë rrobat.Ju keni qenë i rrëmbyer, i paqëndrueshëm dhe gjatë gjithë kohës i zëmëruar atë natë, tha për Sulën gjykatësi.

Szleper ishte një i huaj për 18-vjeçarin, por ky i fundit kishte menduar se ai ishte përplasur me të, më herët gjatë mbrëmjes.

Autori u përshkrua nga dëshmitarët në një “gjendje shumë të paqëndrueshme mendore” dhe më pas shkoi për të kërkuar Szleper.

Viktima Szleper ishte babai i një djali që tani është vetëm 3-vjeç.

Britanikja “The Sun” ka raportuar më herët se 18-vjeçari (së bashku me të vëllanë) kërkoi azil në Britani në vitin 2014 dhe iu dha leje për të qëndruar, pavarësisht se në Shqipëri ishte dënuar për vjedhje me gjashtë muaj burgim, dhe ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat