Tenton ta korruptojë policin rrugor me lekë, ja çfarë i ndodh vlonjatit

Kronikë e zezë

Tenton ta korruptojë policin rrugor me lekë, ja çfarë i ndodh vlonjatit

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 09:34
Ilustrim

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Shpëtim Zeqaj, 33 vjeç, banues në fshatin Xhyherinë, Vlorë.

Policia sqaron se ka bërë kapjen e tij pranë fshatit Xhyherinë, për arsye se ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të treguar dokumentet e mjetit që drejtonte, duke iu drejtuar atyre një kartmonedhë prej 500 lekë, me qëllim për të evituar masën administrative. 

Policia ka bërë arrestimin e tij në flagrancë për veprat penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat