Kasollet me drogë në Vlorë, “arrest me burg” për disa nga të arrestuarit

Kronikë e zezë

Kasollet me drogë në Vlorë, “arrest me burg” për disa nga të arrestuarit

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 14:06
Kasollet me drogë

Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 3 nga 6 të ndaluarit, 2 ditë më parë gjatë operacionit antidrogë në zonën e Vlorës.

Gjykata dha masën e sigurisë për Taulant Haxhiraj, Shkëlqim Koçiaj, Arjan Hasanaj, ndërsa për Albert Aliajn, të vënë në pranga së bashku me personat e tjerë, gjykata e la nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Për efektivin e policisë së Vlorës, Renaldo Avduli, i cili është ende i lirë, është caktuar më herët në mungesë masa e sigurisë “burg pa afat”. Ndërkohë, për dy të ndaluar të tjerë Klajdi Imeri dhe një 18 vjeçar me iniciale Xh.P gjykata pritet të caktojë të shtunën masat e sigurisë.

Të gjithë këta persona janë ndaluar në luginën midis tre fshatrave Vezhdanisht, Treblovë dhe Vranisht të Vlorës. Bimët narkotike u gjetën brenda 6 kasolleve ku ishin fshehur rreth 2000 bimë narkotike në proces tharjeje si dhe rreth 5250 rrënjë bimë narkotike kanabis, të mbjella në lugina dhe zona të thella rreth 2 orë larg qendrave të banuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat