Humb jetën në aksident 40-vjeçari shqiptar në Greqi

Kronikë e zezë

Humb jetën në aksident 40-vjeçari shqiptar në Greqi

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 16:17
Ilustrim

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Greqi teksa po udhëtonte me një motor. Sipas raportimeve të mediave greke, bëhet fjalë për një shtetas shqiptar i moshës 40 vjeçare nga Dibra me inicialet S.K, baba i tre fëmijëve.

40-vjeçari është përplasur me një mjet që ndodhej i parkuar, dhe ka ndërruar jetë në spital, si pasojë e plagëve që ai kishte mare. Mediat e shtetit helen shkruajnë se kjo ngjarje e rëndë ndodhi në Patra dhe se familja e shqiptarit jeton në rrethinat e Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat