Dhunoi fëmijën 3-vjeç, prokuroria mbyll hetimet për Anjeza Shabanin

Kronikë e zezë

Dhunoi fëmijën 3-vjeç, prokuroria mbyll hetimet për Anjeza Shabanin

Më: 8 tetor 2016 Në ora: 09:58
Anjeza Shabani

Prokuroria e Tiranës ka përfundon hetimet për Anjeza Shabanin, administratoren e kopshtit “Diren”, e cila në një video të “Stop” dhunonte barbarisht një fëmijë tre vjeç. Organi i akuzës e akuzon për “Keqtrajtimit të të miturve”, 3 herë, si edhe për “Fshehje të të ardhurave”.

Ajo akuzohet se në cilësinë e drejtueses së një kopshti të pa licencuar, ka keqtrajtuar tre fëmijë që qëndronin në ambientet e administruara prej saj.

Hetimet

Që prej muajit Shtator të vitit 2015, e në vijim, Anjeza Shabani (Husha) ka ushtruar aktivitetin e kopështit privat të fëmijëve, me logon “DIREN”, në katin e dytë të një ndërtese 3-katëshe, të ndodhur në Sauk të qytetit të Tiranës. Këtë aktivitet, ajo gjatë gjithë kohës jo vetëm që e ka ushtruar pa licencën përkatëse dhe e pa regjistruar në organet tatimore, por edhe duke keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht fëmijët që frekuentonin kopështin në fjalë. E pandehura ka marrë në mënyrë sistematike nga prindërit e fëmijëve pagesat mujore dhe nuk ka derdhur në arkën e shtetit, detyrimet tatimore për këto pagesa.

Në muajin Shtator të vitit 2015, në këtë kopësht është regjistruar edhe fëmija R.A dhe midis prindërve të tij dhe të pandehurës, është rënë dakort për një pagesë mujore në shumën prej 17.000 lekësh. Rreth muajit Janar të vitit 2016, e në vijim, e pandehura në mënyrë të përsëritur e pandehura është sjellë ashpër me fëmijën R.A, duke ushtruar dhunë fizike ndaj tij, nëpërmjet pickimeve, goditjeve me shpulla, kapjes me duar etj.
Në paraditen e datës 14.06.2016, e pandehura në një gjëndje të dukshme nervozizmi ka marrë përdore fëmijën R.A dhe duke e tërhequr e ka goditur atë 3-4 herë me pëllëmbë në të dy duart. Njëkohësisht ajo i është drejtuar fëmijës me ton të lartë ne fjalët “Pusho-pusho” dhe mbasi e ka futur tek një nga dhomat e kopështit, e ka lënë aty të vetëm dhe duke qarë. Mbas rreth një minute, ajo është kthyer përsëri dhe duke i thënë “pusho” e ka marrë me vete duke u larguar për një moment nga dhoma. E ka rikthyer përsëri të vetëm në dhomë dhe mbas rreth dy minutash e ka marrë përsëri, duke e ulur në një karrige, në ambientin ku ndodheshin edhe fëmijët e tjerë të kopështit. Mas pas, në këtë ambient, ajo ka filluar që të sillet në mënyrë agresive me fëmijën R.A, duke ushtruar përsëri dhunë fizike ndaj tij. Fillimisht, ajo me dorën e saj të majtë i ka tërhequr veshin e djathtë fëmijës, duke e tërhequr me forcë nga atë karrigia dhe goditur një herë në kokë me pëllëmbën e majtë. Mandej ajo i është drejtuar me fjalët “R…R…., do të duroj ty, kur të them pusho-pusho” dhe e ka larguar nga ambienti. Pas rreth një minute, ajo e sjell përsëri fëmijën R.A. në ambientin ku ndodheshin edhe fëmijët e tjerë, duke i thënë “Hajde këtu shpirti im, ti je shumë i mirë”. Por, fëmija ka vazhduar që të qajë me zë të lartë dhe shtetasja Anjeza Husha i është drejtuar me ton të lartë me fjalët “pusho, pusho, pusho, mos të dëgjoj më, djalë i keq”. Ndërsa fëmija vazhdonte të qante, ajo i ka thënë “pusho, pusho, qepe gojën". 
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat