Gjykata lë në burg një nga të arrestuarit për drogën e Vlorës

Kronikë e zezë

Gjykata lë në burg një nga të arrestuarit për drogën e Vlorës

Më: 8 tetor 2016 Në ora: 16:43
Ilustrim

Gjykata e Krimeve të Rënda i caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” Xhovalin Bakos, i arrestuar në operacionin e 4 Tetorit në Vlorë, në kuadër të grupit të strukturuar criminal që merrej me kultivimin e lëndëve narkotike.

18-vjeçari ka kërkuar lirimin nga burgu, por ka qenë prokurori që ka dorëzuar para gjykatës disa përgjime, ku tregonte se i riu me kërkesë të Taulant Haxhiarajt, edhe ky i arrestuar, kishte dërguar në plantacionet e hashashit sende të ndryshme për punëtorët, raporton tvklan.

Ndërsa për Klajdi Imerin, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 15 ditor, kohë e cila do të përdoret nga Prokuroria për të mbledhur prova për të.

Të premten gjykata la në burg Taulant Haxhiraj, Shkëlqim Koçiaj, Arjan Hasanaj. Për efektivin e policisë së Vlorës, Renaldo Avduli, i cili është ende i lire është caktuar më herët në mungesë masa e sigurisë “burg pa afat”,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat