“Arrest me burg” për Mujecin, vrau me plumb në kokë babanë e 4 fëmijëve

Kronikë e zezë

“Arrest me burg” për Mujecin, vrau me plumb në kokë babanë e 4 fëmijëve

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 12:39
Genc Mhilla dhe Jozej Mujeci

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën sigurisë “arrest me burg” për Jozej Mujeci. 21-vjeçari akuzohet se pas një konflikti me 47-vjeçarin Genc Mhillaj, i ka bërë pritë këtij të fundit duke e vrarë në tokat që viktima i kishte marrë me qira.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë paradites të së enjtes në fshatin Mali Jushit. Shkak i krimit ishte një konflikt i ndodhur dy ditë para vrasjes në fshatin Torovicë.

47-vjeçari Mhillaj ishte duke ecur me një kamion të ngarkuar me miell, kur 21-vjeçari i bëri pritë dhe e ndoqi në një parcelë te duke e vrarë me një plumb në kokë babanë e 4 fëmijëve.

Menjëherë policia u vu në ndjekje të Mujecit, dhe e arrestoi 12 orë pas vrasjes dhe në momentin e ndalimit nuk beri rezistencë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat