Gostivar: Shkelet një djalosh 13 vjeçar në biçikletë

Kronikë e zezë

Gostivar: Shkelet një djalosh 13 vjeçar në biçikletë

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 14:52
Ilustrim

 

Mbrëmë rreth orës 20, në udhëkryqin në rrugët lokale për në Cegranë dhe Forinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë marr pjesë veturat e tipit Nisan Primastar me targa nga Gostivari e drejtuar nga 54 vjeçari A.A. nga Forina dhe biçikleta e tipit Silvreta që ka qenë e drejtuar nga 13 vjeçari nga Cegrani.

Nga përplasja, adoleshenti është lënduar rëndë dhe me veturë tjetër është dërguar në spitalin e Gostivarit. Pas ndihmës mjekësore urgjentisht është dërguar në Klinikat e Shkupit.

Është kryer kontroll dhe po vërtetohet arsyeja e aksidentit, rrethanat dhe gjithçka tjetër. Dëmi i përgjithshëm material vlerësohet në 15.000 denar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat