Ngacmoi fqinjën në ashensor, arrestohet 22-vjeçari në Berat

Kronikë e zezë

Ngacmoi fqinjën në ashensor, arrestohet 22-vjeçari në Berat

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 16:44
Ilustrim

Një 22-vjeçar është arrestuar një ditë më parë në Berat nën akuzën e veprës penale: “Vepra të turpshme”.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga është vënë Xhuljano Rr., banues në Berat.

Në mjediset e një ashensorit, ai dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 21-vjeçaren B.K., banuese në Berat, shtojnë të njëjtat burime.

Raportohet se të dy ishin fqinj me njeri-tjetrin dhe se, Xhuljano Rr e ka ngacmuar 21-vjeçaren teksa ajo ishte duke shkuar në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat