Policia italiane bën “bingo” në apartamentin e një shqiptari, ja çfarë gjen

Kronikë e zezë

Policia italiane bën “bingo” në apartamentin e një shqiptari, ja çfarë gjen

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 19:45
Policia italiane

Policia italiane në Avellino duket se “ka qëlluar në shënjestër” pas një kontrolli në shtëpinë e një shqiptari. Në fakt policia ishte vënë në përgjim të 27-vjeçarit, por ajo nuk e dinte se do të bënte një goditje kaq të madhe me arrestimin e tij, pasi në apartamentin e shqiptarit u gjetën 1 kg kokainë dhe 11 kg marijuanë.

Shqiptari kishte fshehur në tualet një sasi prej 1 kg kokainë të futur në qese me vakum, ndërsa 11 kg marijuanë i kishte fshehur poshtë krevatit.

Një sasi kjo që nëse do shitej, shqiptari do fitonte shumën prej 700-900 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat