Aksident i rëndë në aksin Korçë-Pogradec, 3 të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Pogradec, 3 të lënduar

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 09:28
Ilustrim

(E plotësuar) - Moti i keq ka vështirësuar qarkullimin në akset rrugore të vendit. Tre automjete janë përfshirë në një aksident automobilistik mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor Pogradec­ Korçë.

Sipas policisë ngjarja ndodhi në fshatin Petrushë të Pogradecit, dhe nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Në aksident u përshinë mjeti “Ford”, me targa AA 605 EF, me drejtues personin me iniciale B.K, mjeti “Volksvagen” me targa AA 451 LV, me drejtues K.Dh dhe mjeti “Mercedes­ Benz”, me targa AA 462 HV, me drejtues R.C.

Si pasojë e përplasjes të lënduar kanë mbetur R.C dhe B.K, si edhe një tjetër person ende i pa identifikuar.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidentit.

Një aksident me tre të plagosur rëndë ka ndodhur sot në aksin Korçë – Pogradec pas përplasjes të dy automjeteve.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Korçës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat