Qeni antidrogë zbulon 32 kg kanabis fshehur në kroskot

Kronikë e zezë

Qeni antidrogë zbulon 32 kg kanabis fshehur në kroskot

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 10:05
Ilustrim

Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës në Sarandë, qeni antidrogë u ka zbuluar dy të rinjve nga Kavaja dhe Durrësi, 32 kg kanabis fshehur në kroskot, të cilëve iu vunë prangat në vend. 

Policia Kufitare sekuestroi paketat dhe u bllokoi makinën dy të arrestuarve L Hasim Kaja, 21 vjeç, banues në Kryevidh, Kavajë, që drejtonte mjetin dhe Artan Proshkës, 31 vjeç, banues në Durrës, pasagjer.

Policia njoftoi se "në Pikën Kufitare të Kalimit Qafë Botë, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip "Seat" me targë AA074OV, duke përdorur edhe qenin antidrogë, kanë konstatuar në brendësi të kroskotit të automjetit disa pako të mbështjella ku dyshohej se ishin me lëndë narkotike.

Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe Specialistët për Narkotikët ku gjatë kontrollit të imtësishëm u gjetën të fshehura 31 pako me lëndë narkotike me peshë totale rreth 32 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Narkotikët kanë bërë arrestimin në flagrancë të dy shtetasve të larpërmendur, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat