Goditet me veturë këmbësorja në vendkalimin për këmbësorë

Kronikë e zezë

Goditet me veturë këmbësorja në vendkalimin për këmbësorë

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 11:15
Ilustrim

Në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, dje rreth orës 20:17, raportohet se i dyshuari mashkull, shqiptar i Kosovës, duke lëvizur me veturën “Renault Megane”, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, ka goditur një këmbësore, shqiptare e Kosovës, e cila ishte duke kaluar rrugën në vendkalim për këmbësorë.

Siç njofton Policia e Kosovës, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe e njëjta është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat