25 vjeçari nga Shkupi ndërroi jetë dje në një aksident trafiku që ka ndodhur në lagjen Petrovec.
Aksidenti ka ndodhur në orën 22 e 30 min gjatë përplasjes së veturës “krajsler” dhe veturës “zastava 101”, dy veturat me targa nga Shkupi.
Në aksident me pasoja fatale ka përfunduar shoferi i veturës zastava, banor i fshatit Ognjanci. Djaloshi urgjentisht është dërguar në Qendrën Urgjente, por mjekët e kanë konstatuar vetëm vdekjen.