Operacioni “Kllojka”, arrestohet i moshuari dhe gruaja e tij

Kronikë e zezë

Operacioni “Kllojka”, arrestohet i moshuari dhe gruaja e tij

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 14:58
Operacioni “Kllojka”

Një i moshuar dhe një grua janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi janë gjetur 6 armë 6 armë zjarri dhe 80 kg kanabis sativa.

Të arrestuar janë, Xhelal Biraçi, 78 vjeç dhe Shahe Biraçi,41 vjeçe, të dy banuese në Tiranë. Në kërkim është shpalluir G. Biraçi, 41 vjeç.

Kapja në flagrancë e këtyre personave është bë pas informacionit të marrë se në banesën e tyre ka municion luftarak. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tyre  në fshatin "Kllojkë", i'u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

3 Armë zjari automatik, model 56. armë zjarri automatik, model 54 (sharrs).

2 Armë zjarri pushkë, model 63.

është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi bime e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa, me peshë rreth 80 kg si dhe një peshore elektronike që shërbente për peshimin e kësaj bime. 

Materialet procedurale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve" dhe "Prodhim dhe shitja e narkotikëve".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat