Aksident tragjik në autostradë, viktimat janë 3 vajza dhe 1 djalë

Kronikë e zezë

Aksident tragjik në autostradë, viktimat janë 3 vajza dhe 1 djalë

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 07:22
Makinat pas aksidentit

(E plotësuar) - Me kalimin e orëve po zbardhen detaje të reja nga aksidenti i frikshëm që ndodhi sot në mëngjës në Autostradën Tiranë-Durrës.

Të afërmit e vajzave që ndërruan tragjikisht jetën në aksidentin e mëngjësit të sotëm rrëfejnë se ato ishin nisur për nëGreqi. 

Nisja në orët e para të mëngjesit ishte bërë për të shmanguar trafikun.

* * * 

Një aksident tragjik tronditi vendin mëngjesin e sotëm, ku 4 të rinj humën jetën pasi dy makina u përplasën në autostradën Tiranë-Durrës.

Ngjarja e rëndë u regjistrua ne afërsi të Sukthit rreth orës 4:15 minuta të 13 tetorit 2016.

Viktimat janë tre vajza  dhe një djalë, i identifikuar si Dashnor Deliallisi nga Durrësi. Të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar në mjete të ndryshme. Mësohet se makina ku udhëtonte djali ka qenë me shpejtësi të madhe dhe në krah të kundër, duke shkaktuar edhe aksidentin tragjik.

Policia thotë se dy nga viktimat vajza janë drejtuesja e mjetit Gerta Sherifi 23 vjeçe nga Saranda dhe pasagjerja Izabela Gega.33 vjeçe, banuese në Tiranë si dhe Elona Xhuti po pasagjere.

Siç shihet edhe në pamje, të dyja makinat janë shkatërruar plotësisht.

***

Targa e automjetit tip Benz ku udhëtonin 3 vajzat është: AA 694 IL. Sipas policisë makina është në pronësi të shtetases G.Sh. 23 vjeçe, banuese në Sarandë. Viktima tjetër është I.B. 33 vjeçe, banuese në Tiranë, kurse për të tretën ende nuk ka të dhëna.

Tre vajzat po udhëtonin me makinë nga Tirana për Durrës. Ndërsa automjeti po tip Benz, që drejtohej nga djali kishte targat AA 979 GV dhe është identifikuar si shtetasi Dashnor Deliallisi, 36-vjeç nga Kruja.

Detajet e policise

Më datë 13.10.2016, ora 04:15, në autostradën Tiranë – Durrës, Sukth, mjeti tip Benz me targa AA 979 GV, me drejtues shtetasin D.D. 36 vjeç, banues në Durrës është përplasur me mjetin tip Benz me targa AA 694 IL, në pronësi të shtetases G.Sh. 23 vjeçe, banuese në Sarandë.

Për pasojë kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjere të seksit femër në mjetin me targa AA 694 IL.

Nga hetimet paraprake dyshohet se drejtuesia e mjetit me targa AA 694 IL ka qenë shtetësia G.Sh. dhe njëra nga pasagjeret shtetësia I.B. 33 vjeçe, banuese në Tiranë.

Tre shtetaset të seksit femër kanë qenë në të njëjtin mjet. Policia ndodhet në vendngjarje, të cilët po vijojnë punën për identifikimin e viktimave dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat