Udhëtimi i vdekjes/ Postimet e fundit të tre shoqeve të ngushta që vdiqën në Sukth

Kronikë e zezë

Udhëtimi i vdekjes/ Postimet e fundit të tre shoqeve të ngushta që vdiqën në Sukth

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 10:39
Tre shoqet qe humben jeten

Greta Sherifi, Izabela Gega dhe Elona Xhuti kanë shumë foto me njëra tjetrën në Facebook. Ato duket se i kishin pasion udhëtimet, pasi në profiliet e tyre në FB ka shumë postime së bashku, gjatë udhëtimeve.

Vetëm pak orë para aksidentit që do i merrte jetën, një nga vajzat, Elona ka lënë postimet e fundit.

Rreth orës 11:00 të natës së mbrëmshme, Elona ka ndarë me miqtë një foto ironizuese me peshën. “kush ka humbur 5 kg të vijë se i kam unë”. Kurse vetëm pak para kësaj, ka postuar një poezi të Teodor Kekos.

Më 8 tetor, Izaleba ka ndarë nga profili i saj fotot me dy shoqet, komentuar “Duke shujuar diten me Greten dhe Elonen”.

Postimi i fundit i Gretës, është tatuazhi që babi i saj ka bërë, me emrin e së bijës.

tatu

Po në tetor, Greta ka postuar në faqen e saj në FB, një video, xhiruar nga brenda makinës në lëvizje, ku dëgjohet muzikë greke.

 

 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat