Aksidenti me 4 viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina po ndiqej nga policia

Kronikë e zezë

Aksidenti me 4 viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina po ndiqej nga policia

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 14:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë me 4 viktima është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, në Sukth.

Policia e Durrësit jep informacion shtesë mbi aksidentin e mëngjesit të sotëm me pasojë 4 viktima, shkruajnë mediat shqiptare.

Sipas burimeve zyrtare, në datë 13.10.2016, në afërsi të një karburanti, shërbimet e Rendit dhe të Qarkullimit Rrugor Durrës ishin në pikë kontrolli kur kanë konstatuar një mjet tip “Benz” duke ecur në krah të kundërt dhe me shpejtësi tej normave të lejuara.

Shërbimet e policisë i kanë bërë shenjë të ndalonte, por drejtuesi i mjetit ka shtuar shpejtësinë duke vënë në rrezik jetën e punonjësve të policisë.

Menjëherë efektivët e policisë në postobllok kanë njoftuar Sallën Operative dhe janë vënë në ndjekje, por mjeti është shkëputur duke përfituar në kohë pasi lëvizte në korsi të kundërt dhe shërbimet e policisë nuk kanë lëvizur në korsi të kundërt.

Këto shërbime kanë konstatuar pak minuta më vonë se po ky mjet ishte përfshirë në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës, në Sukth, rreth orës 04:15.

Për pasojë kanë humbur jetën në aksident drejtuesi i mjetit tip “Benz” Dashnor Deliallisi, 36 vjeç, banues në Durrës, i cili u përplas me mjetin tip “Benz” me targa AA 694 IL. Gjithashtu humbën jetën Greta Sherifi 23 vjeçe, banuese në Sarandë, pronare e makinës, Izabela Balla, 33 vjeçe, si edhe Elona Kaçibaros, 34 vjeçe, banuese në Tiranë. Policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Flasin ekspertët

Ekspertët rrugor duke folur për “News24” kanë thënë se aksidenti që shkaktoi 4 viktima ka ndodhur për shkak të një gabimi njerëzor.

“Ndriçimi i gjithë autostradës nuk është në projekt. Do tregojë hetimi se si Deliallisi u fut në kah të kundërt”, kanë thënë ata.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat