Video e aksidentit tragjik në Sukth, kush është "kamikazi shkatërrues" që mori jetën e tre vajzave

Kronikë e zezë

Video e aksidentit tragjik në Sukth, kush është "kamikazi shkatërrues" që mori jetën e tre vajzave

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 17:52
Pamje nga video

Sipas ekspertëve, Dashnor Deliallisi është shkaktari i aksidentit, që tronditi mëngjesin e sotëm, qytetin e Durrësit, por jo vetëm.

Pasi eci për rreth 12 kilometra në krah të kundërt, duke qenë se ndiqej nga policia, e cila e kishte pikasur duke qarkulluar tej normave të lejuara, ai u përplas në Sukth me një automjet tip Benz, aksident nga i cili 36-vjeçari dhe tre të rejat gjetën vdekjen.

Por kush ishte Dashnor Deliallisi?

Sipas burimeve zyrtare, Dashnor Deliallisi është një shtetas me precedentë penalë, i cilësuar si “kamikazi shkatërrues”. Në momentin e aksidentit ai dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit dhe drogës, por ende nuk kanë dalë përgjigjet përfundimtare, përsa i përket analizave toksikologjike, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Sipas burimeve, Dashnor Deliallisi ishte qytetar rom, i lindur në Fushë Krujë dhe me mbiemër të ndryshuar.

Aktualisht ai bashkëjetonte me një grua në qytetin e Durrësit. 

Reagimi i Policise se Shtetit per ndjekjen e makines se 36-vjeçarit kur u pikas se ecte ne kahun e kundert

"Aksidenti nuk është shkaktuar se po e ndiqte Policia drejtuesin e automjetit. 

Policia ishte pikë kontrolli.

 Ka parë që një mjet vinte në sens të kundërt dhe i ka bërë shenjë të ndalojë. 

Por mjeti ka shtuar shpejtësinë duke rrezikuar punonjësit e policisë.

Punonjësit e Policisë kanë njoftuar Sallën Operative që një mjet po lëviz në sens të kundërt me qëllim të dilnin para shërbimet e tjera.

 Dhe  punonjësit e policisë kanë marrë makinën e policisë janë futur në sensin e duhur dhe janë vënë në ndjekie por jo në sens të kundërt  por në sensin e rregullt. 

Pas disa minutash këta punonjës që leviznin në sens të rregullt drejtimi  kanë konstatuar aksidentin e ndodhur në sensin e kundërt, ku kishte lëvizur automjeti që shkaktoi aksidentin".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat