Trafik droge në portin e Durrësit, 25-vjeçari kapet me 18 pako kanabis

Kronikë e zezë

Trafik droge në portin e Durrësit, 25-vjeçari kapet me 18 pako kanabis

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 09:41
Ilustrim

Policia Kufitare e Durrësit dhe agjentët e Antidrogës në  port, mbrëmjen e djeshme kanë arrestuar Jurgen Markun, 25 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte fshehur 11 kg kanabis në dyshemenë e makinës.

Policia tha se arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në portin e Durrësit të automjetit Benz, Fuoristradë, me targa AA 503 OZ, në dyshemenë e mjetit, poshtë dy sedileve, u gjetën18 pako të mbështjella me celofon me  rreth 11 kg marihuanë.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale”Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë  parashikuar nga neni 283/a dhe 22 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat