Gënjeu policinë, arrestohet gjakovari

Kronikë e zezë

Gënjeu policinë, arrestohet gjakovari

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 16:13
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Gjakovë një të dyshuar, pasiqë i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale, deklarim i rrejshëm.

Sipas policisë, i dyshuari ka raportuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të tij derisa ishte në mal duke lëvizur me traktor.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dy gëzhoja cal-7.62x39 mm, të cilat dyshohet se janë shkrepur nga afërsia dhe ky është një skenar nga i dyshuari. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”, thuhet në njoftimin e PK-së./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat