Fëmijës në Fushë-Krujë i mësojnë si të përgatisë hashash

Kronikë e zezë

Fëmijës në Fushë-Krujë i mësojnë si të përgatisë hashash

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 19:10
Ilustrim

Rrjetet sociale kanë shpërndarë një video tronditëse, ku një fëmijë i vogël duket teksa pastron hashash me gërshërë, në shtëpinë e tij të mbushur me bimë narkotike. 

Në videon e publikuar nga ‘Jeta osh qef”, vogëlushi që sapo ka mësuar të flasë, ja di mirë emrin bimës që po pastron, sepse gjyshja e pyet se çfarë ka në dorë, dhe ai përgjigjet: ‘Haçash dhe drogë’. 

Varfëria në zonat e Fushë Krujës, dhe pagesa joshëse që ofrojnë trafikantët e kanabisit, i ka detyruar edhe njerëzit që ndoshta nuk e kanë shkelur kurrë ligjin, të punojnë me bimën e paligjshme. 

Dialogu në video

Gruaja: Ca je tu bo ti ore? 

Fëmija: Haçash 

Babai: A o i mirë a i keq? 

Gruaja: Po ajo tjetra ça e ka emrin? 

Fëmija: Droga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat